Një 30-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Gjirokastër nga policia pasi u kap duke transportuar me makinë 4 emigrantë të paligjshëm.
I riu me iniciale I.T. u ndalua në aksin rrugor Tepelenë-Levan në vendin e quajtur Krahës. Me automjetin e tij Mercedes ai transportonte 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt përfitimit monetar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, dy aparate celulare dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.





