Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan në Facebook se Rama është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare.

Sipas tij, Rama është zëdhënës i qarqeve antishqiptare dhe tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës që prezantoi në Strasburg, janë të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë.

Ai shton se bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin dhe se koha e Llogaridhënies po afron!

Blushi: Tregtari gjakprishur dhe faqezi i kufijve të Kosovës, bllokuesi kryesor i integrimit evropian të vendit, është i zhytur shumë thellë në axhendën e fëlliqur antikombëtare. Ndaj e shohim dhe në rolin e zëdhënësit të qarqeve më antishqiptare.

Tezat e tij famëkeqe kundër Kosovës (kombi kosovar, mosnjohja e gjenocidit dhe quajta konflikt humanitar apo operacion ushtarak) që prezantoi para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, të gatuara në Beograd me mbështetjen e Rusisë, nuk përbëjnë asnjë surprizë për çdo shqiptar patriot dhe të ndershëm! Bojkotimi që iu bë në Strasburg nuk mbulohet dot me insinuata që nuk trembin më as Lulin. Koha e Llogaridhënies po afron!