Policia ka vënë në pranga shtetasin Sokol Tabaku sot në Berat pasi ai ka goditur me sende të forta në kokë 40-vjeçarin Arjan Marini.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se Marini ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i plotë:

Goditi me mjete të forta një shtetas, në pranga 30-vjeçari.

Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi i shtetasit S.T., 30 vjeç, banues në Berat, pasi në lagjen Goricë, Berat për motive të dobëta ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin A.M., 40 vjeç, banues në Berat, u cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.