Ish kryeministri Sali Berisha feston sot 78 vjetorin e lindjes. Ai ka shpërndarë në Facebook një foto me bashkëshorten e tij Liri Berisha.
Në postimin e tij, Berisha thotë se ndihet se udhëton “njëheras në dy stinë”, teksa jep dhe një mesazh politik.
“Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike!”
Mesazh i shpërndarë në rrjetet sociale nga Berisha:
Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë.
Në vjeshtën e bukur të jetës dhe,
në një pranverë të re politike!
Lavdi Zotit! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb