Të paktën 28 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar nën tokë pas një shpërthimi në një minierë qymyri në provincën Bartin të Turqisë veriore. Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit të premten, pothuajse gjysma e tyre në mbi 300 metra thellësi.
Ministri i Shëndetësisë i Turqisë Fahrettin Koca tha se 11 persona ishin shpëtuar dhe po merrinin trajtim mjekësor. Ekuipazhet e urgjencës punuan gjatë natës, në përpjekje për të arritur më shumë të mbijetuar.
Pamjet video tregojnë minatorët që dalin të nxirë dhe me sy të zymtë të shoqëruar nga ekipet e kërkim-shpëtimit në objektin në Amasra, në bregun e Detit të Zi. Familja dhe miqtë e të zhdukurve shfaqen duke pritur me ankth lajmet për të dashurit e tyre.





