Grumbullimet qytetare kanë nisur sërish rreth orës 22.00 para Kryeministrisë.
Përmes rrjeteve sociale u njoftua se protesta do të riniste në orën 22:00 kur nis edhe ora policore në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha që theu orën policore e nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar, veprime këto që i pagoi me jetën e tij.
Protestuesit në këto momente po marshojnë drejt banesës së Klodian Rashës.





