Motra e 25-vjeçarit që u ekzekutua nga policia, e cila foli para mediave për vrasjen e vëllait te saj ka humbur ndjenjat gjatë protestës para kryeministrisë.

Bora Rasha, e cila ishte kthyer nga Italia, fill pas vrasjes së Klodianit, tha se pret drejtësi.

“Pse policia e qëlloi me dy plumba, një në kokë dhe një afër zemrës? Pse policia nuk qëlloi në ajër dhe më pas mund ta qëllonte nga këmbët. Vëllain tim e qëlluan me dy plumba, njëri në kokë dhe tjetri afër zemrës.

Duam drejtësi, të zbardhet sa më shpejt ngjarja”, tha Bora Rasha.