Italia ka regjistruar 12,756 raste pozitive me COVID-19 nga 118.475 tamponë të kryer në 24 orët e fundit.

Gjithashtu, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 499 persona të tjerë kanë humbur jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve që nga nisja e pandemisë në 61,739.

Ndërkohë një lajm shpresëdhënës është që po vijon të ketë ulje të numrit të të shtruarve në terapitë intensive. Në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 29,653 pacientë, 428 më pak se dje.

Rajoni me më shumë raste ditore është ai i Venetos.