Një shtetas serb është arrestuar në Hungari në akuzën se ka vrarë 33 persona gjatë luftës në Kosovë.

Sipas mediave hungareze serbi është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile.

Bëhet e ditur se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës.