Situata para Ministrisë së Brendshme është tensionuar pasi protuestuesit janë përplasur edhe me efektivët e Policisë.

Qytetarët kanë thyer gardhin metalik dhe u drejtuan te godina e ministrisë, teksa kanë hedhur edhe hurma në drejtim të saj.

Policët kanë ndërhyrë për t’i larguar dhe në atë moment ka ndodhur edhe përplasja e cila vijon.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj si dhe dënimin me burg për drejtuesit e Policisë lidhur me vrasjen e djeshme të të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie.