Enkelejd Alibeaj do të mbledhë pasditen e sotme grupin e tij parlamentar.

Mësohet se mbledhja e grupit të deputetëve demokratë mbështetës të Alibeajt do të zhvillohet në orën 16.30.

Takimi vjen pas takimit që zhvilluan të martën paradite dy negociatorët Gazment Bardhi dhe Edi Paloka.

Pas takimit, deputeti Gazment Bardhi ka thënë shkurtimisht për gazetarët “Po vijojmë diskutimet”.

Ndërsa Edi Paloka u shpreh: “Nuk ka dështuar, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat.”