Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Twitter një foto me bosin e Pfeizer, Albert Burla tw cilin e ka takuar për të siguruar vaksinën kundër Covid për Shqipërinë.
Rama shkruan se ambicia është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin, ndërsa shton se do të hapë në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.
POSTIMI I PLOTË
Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë – një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse.
Prodhimi është ende shumë më i ulët se sa kërkesa botërore! Por ambicia jonë është mos mbetemi mbrapa në radhën e stërgjatë të shteteve që kërkojnë vaksinën! Përveç kanalit të sapohapur për vaksinën Pfeizer do hapim në vijim edhe kanalet për vaksinat Moderna dhe Astrazeneca.
Ambicia jonë është që brenda dy muajve të parë të vitit të ri të nisim vaksinimin! Duke e pamundur po ne do t’ia dalim, pavarësisht vështirësisë së skajshme në këtë situatë për të gjithë, ku sidoqoftë vendet më të vogla e me të ardhura më të ulëta janë dhe më të dizavantazhuarat!





