Sipas MeteoAlb, masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej ditësh, do të vijojnë të jenë prezente duke sjellë në zonat bregdetare dhe të ulëta mbizotërim të kthjellimeve në pothuajse gjithë ditën.
Ndërsa në zonat malore deri në mesditë do të ketë kryesisht kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave, por parashikohet që pas mesdite herë pas herë vranësirat të theksohen.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 27°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.