Pedagogët kanë hyrë në ditën e tretë të bojkotit, teksa vijojnë të këmbëngulin për përmbushjen e kërkesave të tyre.
Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim, teksa nesër do të mbajnë një protestë kombëtare. Sipas vendimit të Sindikatës së Pedagogëve, protesta do të nisë në orën 11:00, përpara godinës së Universitetit Politeknik në Tiranë.
SPUSH iu bën thirrje edhe studentëve që t’i bashkohen protestës duke dhënë mbështetje me prezencën e tyre.