Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimet në fasadat e qyteteve, teksa u shpreh se janë të rëndësishme për zhvillimin dhe rijetëzimin e tyre, si edhe “sjellin më shumë bukë për banorët”.
Nga Gjirokastra, kreu i qeverisë theksoi se po të mos ishin kaq të rëndësishme “s’kishte pse kriheshin gratë në floktore 2 herë në javë, dilnin të shpupuritura, as nuk lyheshin e as nuk kriheshin, as visheshin. Edhe burrat jo e jo, mbanin gjethen këtu përpara, dilnin e vazhdonin muhabetet, thoshim nuk po blejmë rrobat po blejmë bukë, me gjithë gjethe”.
Edi Rama: “Ndihesh i lumtur që në vendin tënd njerëzit po shkojnë ndryshe dhe po bëjnë ndryshe. Vende të bukura dhe të varfra kam parë. Por një vend të pistë dhe të pasur nuk kam parë. Mos u merrni me fasada “se s’kemi bukë”, është dritëshkurtësi. Ato fasadat sjellin më shumë bukë, janë hallkat e zinxhirit që çon deri te buka e atyre që punësohen. Shumë e thjeshtë, si do vinin nga Greqia në Gjirokastër për të bërë turizëm, duke parë plehrat e gropat.
Duke parë rijetëzimin e kthimin e një dinjiteti. Po të ishte fasada kaq e parëndësishme s’kishte pse kriheshin gratë në floktore 2 herë në javë, dilnin të shpupuritura, as nuk lyheshin e as nuk kriheshin, as visheshin. Edhe burrat jo e jo, mbanin gjethen këtu përpara, dilnin e vazhdonin muhabetet, thoshim nuk po blejmë rrobat po blejmë bukë, me gjithë gjethe. Si qenka kjo, kaq të prapambetur janë, të zhytur në patakun e injorancës janë, e kaq të poshtër. Është edhe ligësi e madhe që ushqehet nga ligësia, verbëria, inati dhe urrejtja. Deri në pikën që edhe luftën bërthamore mund ta ëndërrojnë vetëm për të mos parë mirë këtu. por shyqyr do shkojnë edhe më mirë.“