Kryeministri Edi Rama ka treguar se po bëhet gati bonusi i fundvitit për pensionistët.

Ai u shpreh se “me apo pa luftë, ata do marrin një më një bonusin e tyre”.

Edi Rama: Më mirë të qep gojën se të flas për pensionistët, sepse nuk kemi bërë akoma atë gjë që jo vetëm meritojnë, por të paktën atë që i bën të marrin frymë të papenguar. Por ama në këto kushte dy herë kemi bërë indeksime. Nuk kemi bërë herën e dytë paktë rritje të përkohshme,. Po bëjmë gati bonusin e fundvitit.

Bonusin e fundvitit pensionistët do ta marrin një më një pa luftë apo me luftë.