Një 4-vjeçar është përplasur nga makina pasditen e sotme në lagjen “5 Maji” në Elbasan. I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësor dhe sipas policisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit, 26-vjeçari me iniciale A. S., banues në Elbasan, është shoqëruar në komisarit.
“Rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, informoi policia.





