Ditën e sotme po mbahet një protestë kombëare nga Sindiktata e Pedagogëve ku është bërë thirrje që të mblidhen të gjithë studentët dhe profesorët e të gjithë universiteteve publike të Shqipërisë.
Pothuajse në të gjithë universtietet e vendit, që prej nisjes së vitit të ri akademik në 17 tetor, ashtu siç ishte paralajmëruar, leksionet janë bojkotuar nga ana e pedagogëve.
Ndërkohë, një pedagog i ka bërë thirrje nga protesta kryeministrit Edi Rama që të bëhet ‘çerek burri’ dhe të rrisë pagat e akademikëve.
Ai tha se dikur Rama e mbështeste protestën e tyre, kur ishte në opozitë në 2004.
“Nuk kemi më kohë, durimit i ka ardhur fundi. Jetës sonë universitare po i bëhet gjëma dita ditës. Ndaj jemi mbledhur sot këtu për t’i dhënë shpresë jetës sonë akademike. Shpresa nis me rritjen e financimit. Me tërheqjen mbrapsht ë rritjes 8%. Shpresa nis kur të kemi autonomi universitare dhe jo qeveritare. Dua të theksoj se greva e 2004 u mbështet nga kryeministri i sotëm, por u tregua burrë një kryeministër tjetër duke dyfishuar pagat. Ndërsa sot nuk e mbështet protestën, dhe i bëj thirrje që të bëjë një çerek burri për të plotësuar kërkesa tona minimale.”, tha ai.