Pedagogët paralajmërojnë vijimin e protestave deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.
Sipas tyre, protestat do jenë kombëtare, ndërsa e gjithë kjo rezistencë do të mbahet para godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës.
Kërkesat e pedagogëve në fakt nuk konstatojnë vetëm në rritjen e pagave, por kjo pjesë duket se është “Kali i Betejës” në kauzën e tyre.
Kryeministri, Edi Rama në takimin me rektorët, tha se kishte mbaruar koha kur qeveria rriste pagat vetëm se kërkohej nga sindikatat.
Ndërsa shtoi se universitetet duhet të jenë aktorë tregu duke thithur fonde nga Bashkimi Europian.