Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka akuzuar nga  foltorja e Kuvendit kreun e PD-së Sali Berisha për bashkëpunim me Rusinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla nënkuptoi se Berisha ka marrë para ruse dhe se emri i tij ndodhet në llogaritë e Kremlinit.

Më tej Balla tha se në ditët në vijim do të dalin fakte që vërtetojnë se Berisha është financuar nga Rusia.

“Ke hyrë në llogaritë e Kremlinit. Ti ke hyrë në listpagesat e Kremlimit. Ditët në vijim do të dalin faktet, që kulmoi me Lulin por me porosi të Berishës. Ndani ju me emisionin e Përputhen se cili i ka fajet. Ti Sali i di faktet që ne disponojmë”, tha Balla.