Lotar Mateus mendon se trajneri i kombëtares gjermane, Joakim Lëv, duhet të ishte larguar nga Gjermania. Sipas ish-kapitenit të “Pancerave”, Lëv pranoi se nuk kishte besimin e DFB-së.
“E ndoqa me kujdes intervistën e Jogi Lëvit. Nga ato që tha, kuptova që ai nuk kishte besimin e drejtuesve më të lartë të Federatës Gjermane. Kjo u kuptua teksa akuzoi për spiunazh brenda ekipit.
Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë ai duhet të ishte larguar dhe jo të vazhdonte në krye të skuadrës. Nëse nuk ke besimin nga ata që të punësojnë, atëherë është e kotë të qëndrosh”, tha Mateus për “Bild”.
Ish-kapiteni rekordmen i Gjermanisë dhe kampion bote në 1990, vazhdon të jetë kritik ndaj trajnerit aktual.





