Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku ka humbur jetën një 33-vjeçar.

Rreth orës 00.15, në afërsi të Pallatit me Shigjeta, mjeti me drejtues shtetasin L. D., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. R., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.