Policia e Durrësit njoftoi sot se një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen “Bakishe Visha” të Fushë-Krujës.

Viktima Indrit Ndoj banues në fshatin Hasan të Krujës është gjetur nga familjarët në nj kanal n rrugën dytësore të fshatit.

34-vjeçari është dëmtuar në këmbë me armë zjarri dhe dyshohet se ka humbur jetën nga gjakderdhja.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve, ai rezulton i arrestuar më 19 shtator 2021 për trafik emigrantësh. Ai u kap asokohe bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet e tyre “Volvo” dhe “Ford” 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.