Personi që shihni në foto është Indrit Ndoj, 34-vjeçari i cili u gjet i pajetë (dyshohet i vrarë me armë zjarri) në një kanal në Fushë-Krujë.

Policia tha se trupi i pajete është gjetur ne orët e para te mëngjesit te sotëm ne lagjen “Bakishe Visha” të Fushë Krujës.

“Rreth orës 08:20, në lagjen “Bakishe Visha”, Fushë Krujë, në një rrugë dytësore është gjetur i pajetë shtetasi I. N., 34 vjeç, banues ne fshatin Hasan, Krujë.

Nga këqyrja paraprake, është konstatuar se 34-vjeçari ka një dëmtim në këmbë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri”, sqaron policia.

Ndërkohe në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas informacioneve, ai rezulton i arrestuar më 19 shtator 2021 për trafik emigrantësh. Ai u kap asokohe bashkë me Enea Babasin duke transportuar me automjetet e tyre tip “Volvo” dhe “Ford” 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt pagesës.