Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij në bashkitë e vendit, ku këtë të premte ai do të jetë në Elbasan. Këtë e ka lajmëruar vetë përmes një videoje që ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Kreu i qeverisë ka postuar pamje nga unaza në dalje të Tiranës në nënkalimin që u hap së fundmi që e lidh kryeqytetin me autostradën drejt Elbasanit.
“Për Elbasan nga porta hyrëse dhe dalëse e kryeqytetit, aksi i ri lidhës i qarkullimit të automjeteve në autostradën Tiranë – Elbasan”, shkruan Rama.
Siç dëgjohet kryeministri ka zgjedhur ta shoqërojë udhëtimin e tij me muzikë, konkretisht me “Venus” të grupit holandez “Shocking Blue”.