Aeroporti i Rinasit ka njoftuar anulimin e fluturimeve drejt Italisë për ditën e sotme. Shkak është bërë greva e personelit të trafikut ajror në Itali. Aeroporti ka njoftuar të gjithë pasagjerët që të komunikojnë me kompanitë përkatëse për të verifikuar statusin e fluturimit.
“TIA njofton se si pasojë e grevës së personelit të trafikut ajror në Itali, fluturimet drejt dhe nga aeroportet e Italisë (Bari, Bolonja, Ankona, Bergamo, Verona, Milano Malpensa, Genova, Rimini,Roma) për në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) do të anulohen për ditën e sotme.
Nga ky njoftim përjashtohen: fluturimet ambulancë, Medvac, fluturimet e kërkim-shpëtimit, fluturimet humanitare.
Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të mësipërme të komunikojnë paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre para se të nisen për në aeroport”.