Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla në një deklaratë për mediat para depozitimit të projektligjit për hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka thënë se ligji do të ketë dy nisma të reja.

E para përfshin ndalimin e marrjes së posteve publike nëse vërtetohet lidhja me ish-sigurimin e Shtetit, këtij detyrimi i nënshtrohen të gjithë peronat në pozicione të tilla që kanë apo jo certifikata pastërtie.

Nisma e dytë përfshin ndalimin e bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit, ndërsa ëktij detyrimi do t’i nënshtrohen të gjithë personat që synojnë apo janë në pozicione të tilla me apo pa certifikatë pastërite.