Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me qytetarët e Elbasanit, të cilëve iu është zotuar për investime të rëndësishme.
Kreu i qeverisë krahas investimeve të tjera, në këtë qytet do të krijohet dhe auto-moto parku. Sipas kryeministrit, ky është një investim i jashtëzakonshëm, dhe projekti do të jetë sipas standardeve të FIA.
Sipas Ramës, nëpërmjet këtij investimi do të jetë e mundur që në Elbasan të zhvillohen garat e garave të Formula 1 si dhe do të krijohen vende të reja pune.
Rama: Në Elbasan, për veç të tjerash ne do bëjmë auto-moto parkun, që është një investim jashtëzakonisht strategjik. Auto-moto parku do të bëhet me të gjitha standardet e aprovuara edhe nga FIA, që të mund të bëhen edhe gara të Formula 1. Por një garë e Formula 1, në rast se arrijmë deri aty, se çdo gjë është e mundur, se nuk ia priste mendja njeriu deri para disa vitesh që ne do kishim në Shqipëri një finale europiane futbolli. E patëm! Nëse do arrijmë deri aty, do duhen disa vite dhe është një herë në vit, ama ai auto-moto parku do jetë një vend me shumë mundësi punësimi, për ata që janë me njohur të mira në këtë gjuhën e huaj të teknologjisë. Auto-moto parku, tani është në garë ndërkombëtare projekti, ndërkohë që puna me zonën fillon, për të krijuar aty një zonë e cila dhe nga pikëpamja mjedisore do jetë një zonë shumë e bukur, do jetë gati në një periudhë kohore 3 vjeçare. Që do të thotë që në momentin që ju jeni drejt përfundimit të shkollës, aty do ketë nevojë për një numër jo të vogël të rinjsh e të rejash që të hyjnë në punë.