Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit shqiptar me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv.
Ndërsa në zonat e thella malore do të ketë shfaqje të reshjeve të pakta të dëborës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 – 55 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.





