Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Lushnje.  Si pasojë e përplasje,s katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri nga mjetet, një Mercedes-Benz, ka përfunduar i përmbysur në anë të rrugës.

Një nga personat e lënduar është pikërisht drejtuesi i Benzit. Mësohet se tre të plagosurit e tjerë udhëtonin me automjetin tip “Opel”. Mësohet se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.