Një 35-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Sipas informacioneve të para, shtetasi Besmir Uka ka shkuar në spital në mesnatë i plagosur dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale pas goditjeve në bark.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një sherri në një lokal në lagjen nr.3. Besmir Uka rezulton i dënuar me parë për “vrasje në kushtet e vetëmbrojtjes” për një ngjarje të ndodhur në vitin 2010, madje gjatë kohës që ndodhej në burg është proceduar penalisht, pasi është denoncuar nga një 16-vjeçare se e kërcënonte përmes mesazheve në “Facebook”.
Uka ndërkohë ka precedentë penalë edhe për “Dhune në familje”, “Drejtim mjeti pa patentë” dhe “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.





