Ish-deputetja e Durrësit Fatbardha Kadiu ka reaguar mbrëmjen e sotme me një status në rrjete sociale për ish-presidentin Bujar Nishani.

Nishani ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Adi Krastës, ku ka folur për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së të propozuar nga baza.

Kujtojmë se komisioni përzgjedhës është kritikuar pak ditë më parë edhe nga mjeku i njohur Halim Kosova. Duket se veç Kosovës, pakënaqësi ka edhe ish-deputetja Kadiu që i kujton Nishanit se qytetaria është në gen.

“Me gjithe respektin për Zotin Nishani, me vjen keq ti them se eshte e vertete qe qytetaria eshte në gen.

Të jesh qytetar se pari:

Punon fort e me pasion për punen tende apo profesionin tend…..

Të jesh qytetar:

Nuk Shitesh e nuk blihesh aq me teper të shesesh apo të blesh vende pune….

Të jesh qytetar:

Nuk vjedh pronen e askujt, e nese dikush e ka bere ti ke për detyre ta cosh në hakikat.

Të jesh qytetar:

Do te thote të jesh transparent në fjale e në veprim….

Të jesh qytetar:

Do të thot të mbrosh dinjitetin e dikujt me të njejtin force qe mbron dhe tendin

Sa qytetar je……!!!!!!!”,– shkruan Kadiu.

Ish-deputetja Fatbardha Kadiu u la jashtë listës së përzgjedhur nga komisioni I vlerësimit së bashku me ish-deputetë të tjerë. Gjithsesi kryetari Lulzim Basha ka deklaruar se skualifikimi nga komisioni nuk mund të konsiderohet përfundimtar.