Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Izrael.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook ai ka publikuar dhe pamjet gjatë kësaj vizite dhe takimit me presidentin e vendit Isaac Herzog.
Kryeministri Rama shprehu kënaqësinë për të pasur më shumë turistë nga Izraeli në Shqipëri, teksa theksoi se vendi ynë është një shtëpi e dytë për hebrenjtë.
“Shpresoj që një President izraelit të vizitojë Shqipërinë, nuk e ka vizituar asnjëherë më parë. Vlerësojmë mikpritjen e ngrohtë këtu dhe kujdesin tuaj ndaj delegacionit shqiptar. Shpresojmë që të shikojmë më shumë turistë izraelitë. Jam i sigurtë se kanë shumë për të parë dhe për të përjetuar në Shqipëri dhe do të ndihen si në shtëpi, sepse Shqipëria ka qenë një shtëpi e dytë për popullin hebre”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.
Gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Izrael, Rama u takua edhe me Kryeministrin izraelit si dhe liderin e opozitës.