Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kritikuar paketën fiskale të Ministrisë së Ekonomisë në një deklaatë të bërë nga kryesia e Kuvendit.

Tabaku u shpreh se kriza ekonomike do të sjellë kosto më të lartë jetese ndërkohë që qeveria nuk ka asnjë rrugë konkrete për të dalë nga kjo situatë.

Ajo theksoi se prioritet i kryeministrit Edi Rama janë rrugët e florinjta dhe inceneratorët ndërsa shtoi se po bëhen gati shumë projekte për vitin 2023 duke qenë se është vit zgjedhor.

“Kjo duke pasur parasysh edhe rritjet e tjera të parashikuara me çmimet e energjisë elektrike dhe kostos së jetesës e bën shtresën e mesme më të taksuara dhe më të penalizuarat nga kjo krizë. Ata që kanë marrë një kredi për banesa dhe biznese do të ketë një kosto më të lartë të kredisë. Kjo konsiderohet një element shtesë në shtrenjtimin e jetës.

Qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë dhe nuk ka menduar asgjë. Parashikimi i rritjes ekonomike tregon që qeveria parashikon që vitin e ardhshëm kriza do të prekë ekonominë dhe xhepat e qytetarëve shqiptarë. Nuk ka asnjë prioritet në këtë buxhet. Një shterpërsi idesh dhe asnjë rrugë për të dalë nga kriza.

Këtë sjellje qeveria e tregon edhe në krahun e shpenzimeve. Rrugët e florinjta vijojnë të jenë prioriet i qeverisë. Edhe inceneratorët ndërkohë që janë qartësisht afera korruptive. Praktikisht do i rrisë taksa e qytetarëve dhe të ardhurat do i dërgojë në projekte koncesionare. Qeveria po shfaq dashamirësinë e saj me disa projekte për vitin tjetër vetëm se është vit elektoral.

Goditja për bizneset, arsimin dhe bujqësinë do ketë impakt në vijim. Në këtë periudhë duhet të kërkonim më shumë përgjegjësi por ajo nuk vjen. Jemi të gatshëm për të dhënë mendime si mund të dalim nga kriza. Sot kriza prek të gjithë por jo qeveritarët. Koncesionet dhe PPP-të. Nuk duhet të ketë në buxhetin e shtetit të favorizuar”, tha Tabaku.