Më në fund Mario Balotelli ka një skuadër. Pas experiences sezonin e shkuar te Brescia në Serie A, sulmuesi italian ka firmosur tashmë për Monzan, ekip në Serie A por që drejtohet nga një njohës i mirë i tij, Adriano Galliani.

Por për të mbajtur nën kontroll “Super-Marion” Galliani ka menduar një ide që nuk është hasur më parë në futboll.

Sipas klauzolës së firmosur nga të dyja palët, Balotelli, rezident në Brescia, nuk duhet të jetë më shumë se 30 km larg  qendrës sportive të skuadrës “Centro Sportivo Monzello”.

Ish-drejtuesi i Milanit ka mundësuar që Balotelli të jetojë në të njëjtën shtëpi me Kevin-Princ Boateng, i cili e kërkoi me ngulm. Të dy e njohin mirë njëri-tjetrin pasi kanë qenë pjesë e Milanit përpara disa sezonesh.

Balotelli njihet për “bëmat” e tij jashtë fushës së lojës ndaj dhe vullneti i vetë Gallianit ishte monitorimi nga afër i yllit të tyre të ri dhe për t’u rikthyer përsëri në atë “SuperMario” të shfaqur vite më parë.

Mario Balotelli ka firmosur një kontratë që e mban lidhur me Monzan deri më 31 qershor 2021, ndërsa sërish ka zgjedhur numrin 45 në fanellë.