Presidentja e Komisionit Europian në Tiranë, Ursula von der Leyen do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Mësohet se ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do të zhvillohet në orën 14:30. Gjithashtu bëhet me dije se presidentja e KE-së do të takohet me Presidentin Bajram Begaj.
Agjenda:
14.30 – Ceremonia e mikpritjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
15.45 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Kryeministri
16.30 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Edi Rama dhe Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian në sallën COD, Kryeministri