Në kuadër të 30-vjetorit të lëvizjes së dhjetorit, kryedemokrati Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe drejtues të PD-së zhvilluan sot homazhe në monumentin e heroit të demokracisë Azem Hajdari, në “Qytetin Studenti” në Tiranë.
Basha dhe Berisha vendosen kurora me lule në nderim të liderit të lëvizjes studentore të vitit 1990.
“Homazhe në monumentin e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari, në Qytetin Studenti në nderim të lëvizjes studentore të 8 Dhjetorit 1990”, shkruan Basha në Facebook.
Homazhe bënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, nënkryetarët Edi Paloka dhe Edmond Spaho, si dhe në emër të të rinjve, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi.





