Njerëzit që hanë çokollatë të zezë kanë sisteme kardiovaskulare më të shëndetshme, qarkullim më të mirë të gjakut dhe presion gjaku dhe nivele kolesteroli më të ulëta.

Kakaoja parandalon sëmundjet e zemrës

Prova e parë se kakaoja është një ushqim i shëndetshëm për zemrën, vjen nga të moshuarit e shëndetshëm të indianëve Kuna në Panama. Ata pinin sasira të mëdha kakaoje të paprocesuar dhe nuk vuanin nga sëmundje zemra. Kur indianët Kune u zhvendosën në civilizimin perëndimor dhe nuk konsumuan më kakaon tradicionale, ata vuajtën nga presioni i lartë në gjak, ashtu si pjesa tjetër e njerëzve.

I jep fuqi zemrës dhe rruazave të kuqe të gjakut

Farat e kakaos janë të pasura me antioksidantë. Këto ndikojnë për mirë tek rruazat e kuqe të gjakut dhe enët e gjakut. Përfitimet vlejnë vetëm për çokollatën e zezë. Format më pak të koncentruara të saj (çokollata e bardhë ose ajo me qumësht), përveçse kanë shumë kalori nuk i sjellin asnjë të mirë zemrës.

Nxit qarkullimin e gjakut

Një studim i bërë në Romë, tregoi se ngrënia e çokollatës së zezë ndihmon njerëzit me sëmundjen e arterieve periferale të ecin më gjatë dhe më shumë. Sëmundja ul qarkullimin e gjakut tek gjymtyrët. Çokollata e zezë 85% ka polifenole, të cilët ndihmojnë në qarkullimin e gjakut.

Qetëson presionin e gjakut

Çokollata e zezë ul ndjeshëm presionin e lartë të gjakut. Konsumi i çokollatës ul riskun për hemorragji cerebrale.

Lufton stresin

Një nga faktorët më të dëmshëm, por shpesh të anashkaluar, që dëmtojnë zemrën është stresi. Ngrënia e pak katrorëve çokollate të zezë ju ndihmon ta përballoni stresin më mirë.