Dy emigrantë kanë mbetur të plagosur në Selanik. Ngjarja ndodhi pas një sherri banal në orët e para të mëngjesit. Siç raportojnë mediet vendase, sherri mes ty emigrantëve agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Dy të huajt u konfliktuan në rrugën Konstantinoupoleos në Dendropotamos.
Mësohet se njëri nga dy emigrantët, 27 vjeç është lënduar në shpinë, ndërsa tjetri 25 vjeç është lënduar në këmbë nga të shtënat. Dy emigrantët janë dërguar në spitalet e Selanikut ( ACHEPA dhe G. Gennimatas), ku po marrin ndihmë mjekësore.
Policia greke po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





