Kryeministri i vendit, Edi Rama ka publikuar një video, në të cilën shfaqen komentet fyese dhe mallkimet që vijnë nga komentuesit në rrjetet e tij sociale. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se helmi i urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja. 

Në lidhje me këtë, ai shkruan se shumë shpejt do të nxjerr edhe provat. Lumin e komenteve dhe mallikimeve ai e ka cilësuar si “çorbën e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja”.

“Çorba e sorrave, korbave dhe kuzhinierëve nga Lindja ku prodhohet shumica e helmit të urrejtjes digjitale (së shpejti edhe provat)”,- shkruan Rama.