Nga Bujar Qesja
Urime profesor Kabo!
-Drama ” Ëngjëjt Gri” sukses i siguruar
Mbrëmë në teatrin “A.Moisiu”, u çfaq premiera e dramës “Engjëjt Gri”, me autor profesorin e njohur dhe mikun e preferuar PËRPARIM KABO.
Çfaqja u ndoq me interesim të madh nga artëdashësit durrsakë, të cilët duartrokitën disa herë aktorët Astrit Hasani, Adelina Muça, Arben Derhemi, Suela Konjari, Andia Xhunga, Amos Zaharia dhe Alesia Xhemalaj.
Mjeshtria e tyre doli në pah, nga puna me aftësi profesionale nga regjisori i mirnjohur GËZIM KAME. Profesor Kabo është kujdesur që të vendosë në fokus të dramës, raportin e njeriut me veten në një shoqëri si e jona, që pretendon se ka dalë nga e kaluara diktatoriale dhe jeton në shoqërinë e lirisë. Në fakt personazhet e dramës, rrëfejnë se kjo gjë ende nuk është përfunduar.
Më erdhi mirë që çfaqjen e ndoqa në shoqërinë e miqve si çiftit Adrian dhe Blerina Reçi, Shpresa Vlashi bashkëshortes të të paharruarit Gjergj Vlashi, të regjisores Driada Dervishi me të cilën bashkëpunuam në kohën që drejtoja teatrin ” A. Moisiu”, aktorin dhe regjisorin e ri, djalin e pedagogut tim të gazetarisë Agron Çobani – Indrit Çobanin, krijuesen e njohur dhe ish kolegen Flora Dervishi, duke u përfshirë së bashku në kënaqësinë që na la çfaqja, e duatrokitur atë.
Pasi e urova profesor Kabon dhe diskutuam për këtë angazhim kolosal të tij në fushën e krijimtarisë të artit skenik, çfrytëzuam mundësinë për të realizuar një foto kujtim edhe me dy vajzat e kuadrit dhe intelektualit të njohur Marko Karolit – Arjanën dhe Laureshën si dhe bashkëshortët e tyre Aleksandër Gjermenin dhe Agron Veselin.
Premiera që u dha në mbrëmjen e 28 tetorit 2022, do të shoqërohet në vijimësi edhe me daljen në skenë të trupës në datat 29 dhe 30 tetor 2022.
Durrësi pasurohet me një ngjarje të rëndësishme teatrore, duke shtuar sigurinë se “Engjëjt Gri” do të vendoset në historinë e realizimeve të arrira dramatike në teatrin ” A. Moisiu” të Durrësit.
Në fund të këtij shënimi, më takon ta uroj edhe publikisht profesor Përparim Kabon, për suksesin e ndjeshëm që arriti, duke i dhënë artëdashësit durrsakë privilegjin për ta shijuar “Engjëjt Gri”.
Bujar Qesja
Durrës: 29 tetor 2022