Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli tregon nëse do të bëhet pjesë e ndonjë koalicioni në zgjedhjet e 25 prillit.

Topalli është shprehur e prerë në emisionin “Top Talk”, duke thënë se “Lëvizja është kundër tre kryetarëve të korruptuar, votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha”.

Ish-kryeparlamentarja u shpreh optimiste për rezultatin në zgjedhjet e ardhshme duke thënë se “heshtja e shumë njerëzve po përkthehet me votë”.

“Lëvizja është kundër tre kryetarëve të korruptuar, votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha. Heshtja e shumë njerëzve po përkthehet me votë. Ata kanë një vetëdije politike dhe dinë të mendojnë për familjen e njerëzit, duhet të lëvizim në dy drejtime e çdo forcë politike që janë kundër tre kryetarëve. Gjatë kësaj periudhë ka një fenomen, politika e mbylljes, e mos hapjes apo e përçarjes, por ne duhet ta ndryshojmë këtë”, tha Topalli.

Partia Lëvizja për Ndryshim, e cila do të ketë si akronim gërmat LN, thuhet se u themelua nga Topalli, Adela Kryeziu, Evald Serreqi dhe Najada Selmani dhe një numër anëtarësie prej 5,199 personash. Ndërsa ngjyrat e partisë do të jenë e bardha, bluja dhe portokallia.