490 milion lekë shtesë kërkon presidenca nga buxheti i vitit 2023. Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës Florian Kali shpjegoi para komisionit të ligjeve nevojat që ka institucioni i kreut të shtetit.

“E para është nevoja për rikonstruksionin e godinës, ambientet e punës janë në kushte të papërshtatshme, veçanërisht katet përdhese. Ky nivel pagash rrjedhimisht ka ndikuar ndërvite dhe në cilësinë e rekrutimit pranë institucionit tonë. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë prej 10 personash për vitin 2023”, ka thënë Florian Kali.

Shkarkimet masive nga institucioni i Presidencës krijuan debat në komisionin e ligjeve. Deputet e PD kërkuan nga sekretari i përgjithshëm  arsyet e shkarkimit.

“Bëni kujdesin e duhur për të mos politizuar institucionin e presidentit. Pushimet nga puna për arsye politike janë të dënueshme kudo që ndodhin, por janë më të dënueshme nëse ndodhin në institucionin më të lartë të shtetit, në presidencë”, ka thënë Gazment Bardhi.

Në vlerësimet e dosjeve personale të gjithë personat gjatë emërimeve nuk plotësonin kriteret sipas ligjeve, janë për largimet për mos përputhje kriteresh specifike”, ka thënë Florian Kali.

Përfaqësuesja e Ministrisë së FinancaveVilma Causholli tha se kërkesa të tilla duhej të diskutoheshin në detaje prandaj momentalisht nuk mund të jepej një vlerësim për to.