Ftesë për dialog, por pa bërë hapa pas. Presidenti turk Erdogan thotë se ka zgjatur dorën e bashkëpunimit, por sipas tij Turqia thjesht po merr atë që i takon.
“Nuk do t’i pranojmë planet dhe hartat që kanë si qëllim ta burgosin shtetin tonë në brigjet e Antalias. Nuk do ta ulim kokën përpara kërcënimeve dhe shantazheve. Nuk do të lejojmë që të vendosin imperialistët”.
Bashkimin Europian e quajti si kukull të Greqisë.
“Bashkimi Europian duhet të shpëtojë nga strategjia e varësisë. Nuk duhet të lejojë që të përdoret si kokë dashi nga grekët dhe qipriotët e krishterë. Duhet t’i thotë mjaft padrejtësisë që i bëhet Turqisë dhe Qipros turke”.
Sipas Erdogan në Mesdhe besohet se ka një sasi gazi nga 3.5-10 trilionë metër kub dhe një rezervë nafte nga 2.5-3.5 miliardë metër kub.