Kryeministri Edi Rama ka folur për BBC pas deklaratave të Sekretares së Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar kundër shqiptarëve.
“Kryeministri shqiptar ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se po bën kokë turku qytetarët e saj për të justifikuar politikat e dështuara te kufijtë dhe emigracioni”, shkruan BBC.
Rama ka thënë për median prestigjioze se komentet e sekretares Suella Braverman këtë javë se Britania po “pushtohet”, do të nxisin ksenofobi.
“Kjo lloj gjuhe nuk është politikë, nuk është program, nuk është vizion”, është shprehur Rama.
Gjatë intervistës për BBC Newsnight, Rama tha se komentet e Braverman për “pushtim” ishin të “çmendura” dhe ai e kishte “të pamundur që të mos reagonte”.