Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë lajmin se në Shqipëri në datë 6 dhjetor do të mbahet për herë të parë Samit i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se me propozim të kancelarit gjerman Scholz Shqipërisë i është dhënë kryesimi i Procesit të Berlinit dhe organizimi në Tiranë i samitit të ardhshëm.

Sipas tij kjo tregon respektin që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht.