Kandidati për Bashkinë e Tiranës në Primaret e PD Ilir Alimehmeti ka komentuar sot në “Frontline” dhe rastin e dhunës së të moshuarës në një shtëpi kujdesi në Pejë.
Ai tha se ajo duhet të hetohet dhe dënohet sipas legjislacionit, por bëri apel për kujdes në shpërndarjen e informacionit, duke kujtuar se mediat serbe e kanë trajtuar si rast të dhunimit të një gruaje serbe.
“Absolutisht situatë jo etike. Nuk është ajo çka pret nga një personel shëndetësor. Janë ligjet përkatëse, urdhrat përkatës që do veprojnë. Ajo duhet hetuar dënuar sipas legjislacionit.
Shoh dhe një lloj papërgjegjshmërie në divulgimin e madh të një situate të tillë. Këtu bëhet fjalë për një dramë të një zonje të vjetër, bëhet fjalë për të paktën një vajzë që po bën veprime të patolerushme dhe megjithatë bëhet bujë kaq e madhe.
Kjo është shitur përtej kufirit si dhunë ndaj serbëve, sikur është dhunuar një nënë me origjinë serbe. E dënueshme, duhet respektuar ligj dhe personat para se ta nxjerrin në facebook, duhet ta çojnë në prokurori. Këto gjëra duhen parë pak më gjatë”, tha Alimehmeti.