Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë konferencës në KQZ për përgatitjen e zgjedhjeve vendore më datë 14 maj 2023 tha se më 14 prill nis fushata zgjedhore.

“13 janar afati për raportimin e institucioneve publike për veprimtarinë me karakter publik. 6 mars përfundon afati i regjistrimit të partive politike, 27 mars afati për paraqitjen e kandidatëve për kryetar bashkie. 14 prill nis fushata zgjedhore, 8 maj përfundon afati për publikimin e sondazheve, 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore. Me interes janë afatet për akreditimin. 9 prill lista e zgjedhësve. Nga 61, 50 kanë nga 1 KQZ, në 11 bashki ka më shumë se një KZAZ. Është herët për t’iu dërguar thirrje partive politike”, tha Celibashi.