Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat ka folur për situatën e emigrantëve shqiptare si edhe për deklaratat e sekretares së brendshme Britanike lidhur me emigrantët, por nuk ka kursyer edhe kritikat ndaj qeverisë Rama.

Sali Berisha: Në Britaninë e Madhe, në media parlament e qeveri ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve shqiptarë që kalojnë kanalin me shpresën e një jete më të mirë në atë vend, deri tani fluksi ka arritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte ns 2021.

Kjo përbën një situatë serioze e shqetesuese për cdo vend e polemika lidhur me të e pashmangashme.

Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim të padrejtë ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat apo politikanë britanike, PD falënderon Mbretin Charles III për ndërhyrjen e tij fisnike në këtë polemikë.https://ads.teorenalbania.com/www/delivery/afr.php?zoneid=18&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

PD hedh poshtë deklaratën e Ramës në të cilën ai fajton për gjendjen e krijuar autoritetet e Britanisë së Madhe duke treguar me gisht konservatoret britanikë.

PD fton qeverinë, parlamentin e MB të ndalen e analizojnë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomonëve nga qeveria e Ramës se kjo mund t’i ndihmojë të kuptojnë se cfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri.