Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar situatën për mungesën e prezantimit të kandidaturave për në primaret në Bashkinë e Durrësit dhe të Elbasanit.
Në konferencën e ditës së sotme për mediat, Berisha deklaroi se është ende optimist, duke shtuar se atë që s’e sjell ora, e sjell dekika (sekondi).
Pyetje: Për Bashkinë e Durrësit dhe të Elbasanit kemi dhe 48 orë për dorëzimin e kandidaturave për Primare. Deri tani asnjë nuk ka dorëzuar kandidaturat. Në rast se nuk do të ketë, si do të veprohet të shkohet me zgjedhjen e kandidatëve?
Berisha: Atë që nuk sjell ora, sjell dekika. Presim deri në minutën e fundit. Jam optimist.